Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajme“Të shkatërroj, eja të takohemi në tunel” – Përplasje e ashpër mes...

“Të shkatërroj, eja të takohemi në tunel” – Përplasje e ashpër mes Xhakës dhe yllit të Arsenalit

Arsenali fitoi 0-2 ndaj Sunderlandit, por në fund të ndeshjes pati tensione mes Granit Xhakës dhe mbrojtësit Ezri Konsa, duke detyruar lojtarët e të dyja skuadrave të ndërhynin për t’i ndarë.

Pas ndeshjes, Konsa pretendoi se Xhaka e kishte provokuar dhe se gjatë përplasjes i kishte thënë: “Të shkatërroj”.

“Bashkëlojtari im ishte në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Në vend se të shfaqte sportivitet, Xhaka e kapi për ta ngritur. Shkova dhe e shtyva”, deklaroi Konsa.

Sipas tij, pas fjalëve të Xhakës, ai i është përgjigjur: “Nëse mendon se ke guxim, eja tek unë pas ndeshjes dhe thuaje sërish”.

Përplasja më pas u tensionua, me lojtarët e të dyja skuadrave që ndërhynë për të shmangur një përleshje më të madhe.

https://platform.x.com/widgets.js

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Të shkatërroj, eja të takohemi në tunel” – Përplasje e ashpër mes Xhakës dhe yllit të Arsenalit appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT