Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeTë propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së

Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së

Partitë politike i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët Klani raportoi se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Rashit Qalajn dhe Avdyl Imeri.

Klankosova.tv mëson se Muharrem Nitaj, do të vazhdojë ta mbajë postin e anëtarit të KQZ-së nga Aleanca.

Derisa sipas burimeve të Klankosova.tv Lidhja Demokratike do të bëjë një ndryshim.

LDK në këtë detyrë do ta delegojë Ilir Fetahun, i cili ka qenë kandidat për deputet nga ky subjekt politik.

Kurse, ende nuk ka informacion se kush nga radhët e VV-së do të jetë përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT