Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy vëllezër.
Bulliqi me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes Matarova nga Dumnica.
Ai tha se lajmin e pranoi me dhimbje të madhe.
““Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova. Në këto momente të rënda u shpreh ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, ka shkruar Bulliqi
Hajdar dhe Bujar Matarova do të varrosen sot në varrezat e fshatit Dumnicë.
Ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora 19:00.


