Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizTë kërkuar ndërkombëtarisht, kapen në Gjermani dhe Britani të Madhe dy shqiptarë

Të kërkuar ndërkombëtarisht, kapen në Gjermani dhe Britani të Madhe dy shqiptarë

Policia e Shtetit ka vijuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Strukturat e specializuara dhe Interpol Tirana bënë të mundur kapjen e dy personave në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Në Gjermani u arrestua 21-vjeçari Danjel Lalaj lindur në Pukë, i cili ishte shpallur në kërkim nga GjKKO që prej vitit 2021. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, në Mbretëri të Bashkuar u ndalua 25-vjeçari Bekim Çelaj lindur në Tropojë. Ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për “Kultivimin e bimëve narkotike” dhe “Mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit”, për të cilat Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2022.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e dy shtetasve, në Shqipëri. /euronews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT