Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeTanker nafte kalon për herë të parë përmes Detit të Kuq pas...

Tanker nafte kalon për herë të parë përmes Detit të Kuq pas bllokimit të Hormuzit

Një tanker me naftë nga Koreja e Jugut ka kaluar përmes Detit të Kuq, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit, në një zhvillim të parë pas bllokimeve në këtë rrugë strategjike detare.

Autoritetet në Seul njoftuan se ky devijim vjen pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së aksesit në Ngushticën e Hormuzit, duke detyruar vendin të kërkojë itinerare alternative për furnizimin me energji.

Presidenti koreanojugor e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, ndërsa autoritetet theksuan se vendi ka siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë për muajt në vijim përmes rrugëve të reja detare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT