Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeTalenti nga Kosova, Getuar Kadrijaj nënshkruan kontratën e parë profesionale me FC...

Talenti nga Kosova, Getuar Kadrijaj nënshkruan kontratën e parë profesionale me FC Zurich

Talenti me prejardhje nga Kosova, Getuar Kadrijaj, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin zviceran, FC Zurich.

19-vjeçari, i cili prej vitesh është i angazhuar në futboll, aktivizohet në pozitën e mesfushorit dhe tashmë do ta vazhdojë karrierën në nivelin profesionist.

Nënshkrimi me FC Zurich përbën një moment të rëndësishëm për Kadrijajn, i cili synon të zhvillohet më tej dhe të bëjë hapa të rinj në futbollin profesionist.

Kadrijaj konsiderohet një prej talenteve të rinj me prejardhje nga Kosova që po ndërtojnë karrierën e tyre në futbollin zviceran.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT