Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeTakimi i kabinetit të Trump: Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Marco...

Takimi i kabinetit të Trump: Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Marco Rubion

Takimi i kabinetit të Donald Trump duket se nuk ka shkuar siç duhet, pasi Elon Musk dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë debatuar ashpër.

“New York Times” raporton se Musk e ka akuzuar hapur Rubion për mungesë agresiviteti në shkurtimin e stafit të Departamentit të Shtetit, duke e tallur se i vetmi shkarkim që kishte bërë ishte një punonjës nga vetë ekipi i tij për “Efiçiencën e Qeverisë”.

I irrituar nga kjo ndërhyrje, Rubio thuhet se i ka rikujtuar manjatit të teknologjisë se kishte bërë mbi 1,500 largime përmes dorëheqjeve.

Musk ka reaguar pas argumenteve të Rubios, duke e quajtur atë thjesht “të mirë në televizion”, por jo në postin që ka.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump ka qëndruar spektator, e më pas ka ndërhyrë për ta mbrojtur Rubion.

Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Muskun se misioni i tij për të “pastruar qeverinë” do të vazhdonte, por tani me më shumë rafinim dhe koordinim.

Në fund të takimit, presidenti amerikan shpalli një linjë të re: ministrat do të marrin vendimet, ndërsa ekipi i Muskut do të ketë vetëm rol këshillues.

Ky ishte sinjali i parë i qartë se presidenti është i gatshëm të vërë disa kufij mbi ndikimin e Muskut në administratë, pavarësisht kontributit të tij të madh financiar.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT