Deputeti Arian Tahiri ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Tahiri ka thënë se çdo çështje që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe pa kalkulime politike.
Përmes një postimi, ai ka theksuar se UÇK-ja duhet të shërbejë si pikë bashkimi dhe se çështjet që lidhen me të nuk duhet të shoqërohen me interesa të ngushta apo përçarje.
“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë! Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale. Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, ka shkruar Tahiri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


