Ekspertja e sigurisë kibernetike, Gonxhe Sylaj, ka deklaruar në emisionin Rubikon se krimi kibernetik është shndërruar në një nga aktivitetet më fitimprurëse në botë, duke tejkaluar sipas saj edhe përfitimet nga rrjeti global i trafikut të drogës.
Sylaj tha se fitimet nga krimet kibernetike janë rritur aq shumë sa që vetëm gjatë vitit të kaluar kanë arritur në rreth 10 trilionë dollarë.
Nëse e analizojmë përfitimin nga krimi kibernetik, ai e ka tejkaluar edhe tregun global të drogës, do të thotë është shumë fitimprurëse. Është rritur eksponencialisht dhe fitimi vitin e kaluar ka qenë dhjetë trilionë dollarë, është nga ajo që ne e dimë”, u shpreh ajo.
Sipas Sylajt, mashtrimet kibernetike do të vazhdojnë të jenë një sfidë afatgjatë, ngjashëm me luftën kundër trafikut të drogës.
Këto mashtrime kanë me qëndru për një kohë të gjatë, sikurse krimi i drogës luftohet prej shumë vitesh dhe nuk ka mundur të bllokohet. Edhe këto mashtrime e kanë skemën e vet, kanë korporatat e veta, sepse faktikisht nuk bëhen nga sulmues individualë. Këto janë kompani apo organizata shumë mirë të strukturuara”, deklaroi Sylaj. /Klankosova.tv


