Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeShowbizSuzana Shkreli rikthehet në politikë, kandidon për Sekretare të Shtetit në Michigan

Suzana Shkreli rikthehet në politikë, kandidon për Sekretare të Shtetit në Michigan

Suzanna Shkreli shpalli kandidaturën për Sekretare të Shtetit në Michigan si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

“Prindërit e mi erdhën në këtë vend për të shpëtuar nga autoritarizmi. Tani, ndërsa këto kërcënime po shfaqen edhe këtu, jam e gatshme të mbroj demokracinë tonë, të mbroj Kushtetutën dhe të siguroj të drejtën e votës për çdo banor të Michiganit”, deklaroi Shkreli.


Kandidatura e saj vjen në një kohë kur mbrojtja e të drejtave zgjedhore dhe ruajtja e institucioneve demokratike janë në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, Suzanna ka ndërtuar një karrierë të respektuar në shërbim publik, dhe vendimi i saj për të kandiduar për një nga postet më të larta shtetërore në Michigan reflekton praninë në rritje, talentin dhe lidershipin e shqiptarëve në jetën publike të SHBA-së.

Ajo ishte shqiptarja e vetme që kishte kandiduar për Kongresin Amerikan në vitin 2016, por nuk arriti të merrte votat e nevojshme.

Shkreli kishte marrë mbështetje nga familja Clinton gjatë garës për postin e kongresistes nga radhët e demokratëve. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT