Tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi që e patën nga një grup i të rinjve sot pas mesnatë në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00, dhe kishte therje me thikë.
“Policia menjëherë ka reaguar dhe është duke hetuar rastin. Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ata ishin në gjendej më të rëndë”.
“Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve”, ka thënë Bytyqi. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


