Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeFormimi i institucioneve: Marrëveshje apo krizë e re? (VIDEO)

Formimi i institucioneve: Marrëveshje apo krizë e re? (VIDEO)

Në edicionin më të ri të Kosova Today, u diskutuan hapat e mëtutjeshëm të partive politke drejt formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit.

Analisti Sali Rexhaj, tha se nëse nuk ka marrëveshje mes subjekteve para se të nisin negociatat për krijimin e institucioneve të reja, atëherë vendi rrezikon sërish të futet në krizë.

“Nuk mundet Albin Kurti, me marrë postin e kryeparlamentarit, kryeministrit dhe pastaj me u mundu edhe me marrë edhe Presidentin”, deklaroi Rexhaj.

Derisa gazetari Vullnet Krasniqi, deklaroi se në rast të një koalicioni mes VV-së dhe LDK-së, janë disa emra brenda subjektit të Lumir Abdixhikut që e kundërshton këtë koalicion.

“Për momentin Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Arben Gashi. Janina Ymeri më kundërshtuese është më hy në qeveri me z. Kurti”, tha Krasniqi.

Sipas tij, ekziston mundësia që LDK-ja do ta përdorë gasin amerikan si kusht për të hyrë në koalicion me VV-në.

Derisa analisti Argjend Softolli, thotë se nëse LDK vendos me hy në koalicion me Vetëvendosje, nuk do të ketë deputet nga ky subjekt që nuk do ta votojë.

“Për arsye se asnjëherë nuk është që ka ndodhur që dikush që përfundimisht me dalë prej LDK-së ose me votu kundër LDK-së”, tha Softolli.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT