Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmi i armatosur në një shkollë në Turqi, publikohen pamjet kur autori...

Sulmi i armatosur në një shkollë në Turqi, publikohen pamjet kur autori qëllon pa mëshirë – nxënësit vrapojnë të tmerruar nëpër klasa

Këto janë pamjet e sulmit të ndodhur mëngjesin e së sotme në Sanliurfa të Turqisë, kur një person i armatosur dyshohet se hyri në një shkollë të mesme profesionale në Siverek dhe hapi zjarr me një pushkë gjahu.

Nga sulmi mbetën të plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës. Sikurse shihet nga pamjet, gjatë momentit të të shtënave nxënësit dhe mësuesit vrapojnë të tmerruar duke u mbyllur nëpër klasa, ndërsa të tjerë dalin jashtë ndërtesës.

Personi i armatosur ka qëndruar brenda ndërtesës së shkollës, ndërsa dyshohet se ka mbajtur peng disa nxënës. Autoritetet policore kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë masa të gjera sigurie, ndërsa njësitë e operacioneve speciale janë thirrur për të ndërhyrë në situatë.

Ndërkohë, mediat e huaja bëjnë të ditur se autori është vetëvrarë pas sulmit në shkollë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT