Selman Hoti, një qytetar që kishte aplikuar për subvencionimin e izolimit të shtëpisë nga Ministria e Ekonomisë, ka njoftuar se ka marrë një email në vitin e kaluar që aplikimi i tij ishte pranuar.
Megjithatë, që nga ajo kohë, nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive apo negative, dhe shtëpia e tij nuk është izoluar ende, njofton Klankosova.tv.
Hoti tha se, pas një periudhe pa informacione, ata kanë kontaktuar përsëri me email, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ai shtoi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se arkitekti ka bërë matjen e saktë të sipërfaqes së shtëpisë, dhe që aplikimi është pranuar, por ende nuk është bërë ndonjë veprim konkret në lidhje me realizimin e projektit.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


