Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeStuhia godet Brazilin: Pesë të vdekur dhe shkatërrime nga erërat e forta

Stuhia godet Brazilin: Pesë të vdekur dhe shkatërrime nga erërat e forta

Pesë persona kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale si pasojë e erërave të forta që përfshinë disa zona të Brazilit, me shpejtësi që arritën deri në 124 kilometra në orë.

Dy prej viktimave humbën jetën në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, pasi u zunë nga një mur që u shemb si pasojë e fuqisë së erës. Një kamerë sigurie ka regjistruar momentin e rëndë të ngjarjes.

Dy persona të tjerë humbën jetën pasi u goditën nga pemët – njëri derisa ishte në këmbë dhe tjetri brenda një automjeti. Viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e fuqishme.

Stuhia la pas skena kaosi në disa zona, ku pamjet tregojnë çati të shkulura nga ndërtesat, materiale që bien në rrugë dhe skela të rrëzuara nga forca e erërave.

Momente paniku u regjistruan edhe në plazhe të mbushura me njerëz, ku qytetarët mezi arrinin të qëndronin në këmbë për shkak të erërave të fuqishme.

Meteorologët kanë bërë të ditur se fenomeni është shkaktuar nga përplasja e një fronti të ftohtë me masat e ajrit të ngrohtë dhe të lagësht, duke krijuar kushte për stuhi të forta dhe ndryshime të menjëhershme të motit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT