Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmePrishtina do të “zgjohet” nga alarmi të shtunën, bëhet testimi i sistemit

Prishtina do të “zgjohet” nga alarmi të shtunën, bëhet testimi i sistemit

Të shtunën, më 22 gusht, në kryeqytet do të testohet Sistemi i Alarmit Publik.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kryeqyteti i Prishtinës, testimi do të bëhet në ora 12:15, ndërsa alarmi do të lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Nga institucionet është bërë e ditur se testimi ka për qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve, në mënyrë që sistemi të jetë funksional në rast të situatave emergjente.

Qytetarët janë lutur të mos shqetësohen nga aktivizimi i alarmit, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT