Sunday, April 26, 2026
spot_img
HomeLajmeStarmer i uron shërim të shpejtë policit të lënduar në sulmin kundër...

Starmer i uron shërim të shpejtë policit të lënduar në sulmin kundër Trump

Kryeministri anglez, Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump këtë pasdite, shkruan BBC.

Ai i ka shprehur urimet më të mira presidentit dhe zonjës së parë pas “skenave tronditëse në darkën e mbrëmshme të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë”, sipas një zëdhënësi të Downing Street.

Kryeministri ka shprehur lehtësimin që ata janë të sigurt dhe i ka uruar shërim të shpejtë policit që u lëndua në incident, shtoi zëdhënësi.

Dy liderët gjithashtu diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme dhe “nevojën urgjente për të rifilluar lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke pasur parasysh pasojat e rënda për ekonominë globale”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT