Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeS'shkoi në shkollë se s'kishte tualet, por "Team Rijadi" i del në...

S’shkoi në shkollë se s’kishte tualet, por “Team Rijadi” i del në ndihmë

A ju kujtohet Florent Salihu, të cilit i mohohej e drejta e shkollimit, vetëm për shkak se është në karrocë?

Rrëfimi i tij dhënë për Kiks Kosovën bëri që të reagojnë institucionet komunale dhe Florentit t’i mundësohet realizimi i një ëndrre.

Ndonëse u kthye në shkollë, mungesa e kushteve esenciale si mos-pasja e tualetit për persona me aftësi të veçanta, bëri që më 23 shtator të këtij viti, Florent Salihu të ndalojë përsëri vijimin e procesit mësimor.

Por, tash situata duket se ka ndryshuar. Më ndihmën e fondacionit “Team Rijad”, në krye me Rijad Mehmetin, sot gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë përuroi tualetin për nxënësit me aftësi të veçanta, dhe njëherësh edhe rikthimin e Florentit në shkollë.

Amir Pllana, drejtor i shkollës, ka thënë se po e lumturon fakti që dita ditës po plotësohen kushtet që çdo i ri të ndjekë mësimet.

Fare në fund, Rijadi, ai i cili është bërë zë i të gjithë fëmijëve me aftësi të veçanta, e uroi Florentin për jetësimin e ëndrrës për shkollim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT