Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeSpektakël i së dielës në Artmotion Sport, emocionet garuese në 30 ngjarje...

Spektakël i së dielës në Artmotion Sport, emocionet garuese në 30 ngjarje sportive

Emocionet e ligave më të mëdha evropiane vazhdojnë të jenë në kulm, ndërsa sezonit 2025/26 po i afrohet fundit dhe shumë skuadra ende po luftojnë për objektivat e tyre, qoftë për titull, për garat evropiane apo për mbijetesë.

Në Serie A tashmë është mësuar kampioni i ri i edicionit, por gara për pozitat që sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane vazhdon të mbetet jashtëzakonisht interesante.

Platforma ArtMotion sjell ekskluzivisht për shikuesit në Kosovë ndeshjet e javës së 37-të të elitës së futbollit italian, ku vëmendja kryesore do të jetë te derbi i madh i kryeqytetit italian mes AS Roma dhe Lazio.

Roma vazhdon luftën për pozitën e katërt, e cila siguron pjesëmarrjen në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa përballë do të ketë rivalin lokal Lazio në një ndeshje që pritet të sjellë shumë rivalitet dhe emocione. Ky takim zhvillohet të dielën nga ora 12:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalin “Sport 1” në ArtMotion.

Përveç derbit të Romës, tifozët e futbollit italian do të kenë mundësi të ndjekin edhe përballje të tjera interesante të Serie A.

Orari i transmetimeve:

AS Roma – Lazio, ora 12:30 – Sport 1

Inter – Hellas Verona, ora 15:00 – Sport 1

Atalanta – Bologna, ora 18:00 – Sport 1

Cagliari – Torino, ora 20:45 – Sport 1

Juventus – Fiorentina – Sport 2

Genoa – AC Milan – Sport 3

Pisa – Napoli – Sport 4

Sassuolo – Lecce – Sport 5

Como – Parma – Sport 5

Udinese – Cremonese – Prime ArtMotion

Në sportet luftarake, adhuruesit e UFC-së do të kenë mundësi të ndjekin duelin mes Brendan Allen dhe Paulo Costa, një përballje që pritet me shumë interes dhe transmetohet nga ora 02:00 në “Sport 2”.

Edhe futbolli francez sjell përballje interesante në Ligue 1, ku spikat derbi i Parisit mes Paris FC dhe Paris Saint-Germain, që transmetohet nga ora 21:00 në “Sport 3”.

Po në të njëjtin orar, Olympique Lyonnais përballet me Lens në “Sport 4”.

Ndërkohë, në La Liga, vëmendja do të jetë te Real Madrid, që kërkon reagim pas humbjes ndaj Barcelonës.

Skuadra madrilene do të përballet me Sevilla në një duel që transmetohet në “Sport 4” nga ora 19:00, ndërsa në të njëjtin orar zhvillohet edhe ndeshja mes Levante dhe Mallorca në “Sport 5”.

Edhe futbolli vendor sjell sfida shumë interesante në Superliga e Kosovës, ku skuadrat vazhdojnë luftën për mbijetesë dhe për pozitat evropiane.

Programi i ndeshjeve:

Dukagjini – Drita – Sport 2, ora 16:00

Ballkani – Prishtina e Re – Sport 3, ora 16:00

Prishtina – Ferizaj – Sport 4, ora 16:00

Malisheva – Drenica – Sport 5, ora 16:00

Në basketboll, sonte zhvillohet përballja shumë e rëndësishme finale mes Bashkimi dhe Trepça, e cila transmetohet në “Sport 2” nga ora 19:30.

Ndërkohë, adhuruesit e motosporteve do të kenë mundësi të ndjekin garat e MotoGP Catalonia Grand Prix në “Sport 6”.

Programi:

Moto3 – ora 11:00

Moto2 – ora 12:15

MotoGP – ora 14:00

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT