Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeSpahija nga “Vita”: Qumështi i Sllovenisë hyn me 66 centë, na detyroi...

Spahija nga “Vita”: Qumështi i Sllovenisë hyn me 66 centë, na detyroi të ulim çmimin

Drejtori gjeneral i Qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka ngritur shqetësime për konkurrencën në tregun e qumështit në Kosovë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Spahija tregoi çmimet ‘shqetësuese’ të qumështit të importuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Me këta burra kemi shkuar në ministri. Qumështi i Sllovenisë është duke hyrë në Kosovë me 66 centë. Ne i kemi marrë në qafë dhe e kemi ulur çmimin këtyre. Qumështi i Maqedonisë është duke ardhur me 73 centë, ndërsa në market shitet me 79 centë”, deklaroi Spahija.

Ai theksoi se të dhënat për çmimet e importit, sipas tij, janë të bazuara në statistikat e Doganës së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT