Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit

Policia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shqiptuar 375 tiketa ndaj drejtuesve të motoçikletave nga dita e parë e gushtit deri me datën 23 të të njëjtit muaj.

Sipas Policisë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë zhvilluar plane operative me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Gjatë këtyre kontrolleve, motoçiklistët janë gjobitur për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë:

  • drejtimin e motoçikletës pa patentë shofer;
  • drejtimin e motoçikletës pa regjistrim;
  • drejtimin e motoçikletës pa helmetë.

Policia Rajonale në Pejë ka njoftuar se aktivitetet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve.

“Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT