Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, sot do të mbahet ceremoni përkujtimore në nderim të tij.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ceremonia do të organizohet në vendin ku Riza humbi jetën.
Gjatë ceremonisë do të zbulohet lapidari përkujtimor, i ngritur në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij.
“Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, do të mbahet ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


