Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeSot varrosen tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Shkup

Sot varrosen tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Shkup

Sot, pas namazit të ikindisë, familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Në banesën e fundit do të përcillen Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, sipas njoftimit të familjeve, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe në mesin e familjarëve dhe komunitetit.

Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT