Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSot shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës...

Sot shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë

Sot shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, një ditë për të kujtuar vuajtjet dhe traumat e personave që kanë përjetuar këtë krim gjatë luftës.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar, të trajtojë traumën e shkaktuar dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësi të vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në kuadër të shënimit të saj, U.d. presidentja e Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek Memoriali “Heroinat”, ndërsa QKRMT ka organizuar Konferencën Rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues institucionalë.

Po ashtu, në ora 17:00, Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne me rastin e kësaj dite, nën moton “Ma kthe dritën”.

14 prilli është përcaktuar si Ditë Memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës, me qëllim ruajtjen e kujtesës kolektive dhe forcimin e solidaritetit me të mbijetuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT