Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizSot një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon sërish lirinë në GJKKO

Sot një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon sërish lirinë në GJKKO

Këtë të martë bëhet një vit nga arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.


Kërkesa është dorëzuar një vit pas vendimit të GJKKO-së, e cila më 21 tetor 2024 miratoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Metës.

Në dokumentin e depozituar, mbrojtja synon rrëzimin e vendimeve nr. 125 dhe nr. 130 të tetorit 2024 të GJKKO-së, si dhe vendimit nr. 59 të nëntorit 2024 të Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim dhe të vendosë mbi vlefshmërinë e masës së sigurisë.

Më 29 gusht, SPAK përfundoi hetimet ndaj Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. /euronews.al/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT