Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeSot mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Seanca pritet të nisë në ora 09:30.

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Gjatë këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT