Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeSot mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte...

Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë

Sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviq, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku palët pritet të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me çështjen.

Në vazhdim, gjykata pritet të procedojë me administrimin e provave dhe shqyrtimin e materialeve të lëndës.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Bajroviqin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij po vazhdon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT