Shumë njerëz zgjedhin të mbajnë pranë vetes kafshë apo shpezë të ndryshme. Disa preferojnë qentë, të tjerë macet, ndërsa ka edhe nga ata që zgjedhin papagallët si shoqërues të përditshëm.
Por, historia që sjell emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosova është krejtësisht e veçantë.
Në qendër të saj është Soni Arapi nga Lushnja, një djalosh që ka krijuar një lidhje të pazakontë me shpezët.
Ai nuk ndahet asnjëherë nga korbat e tij, një sorrë çapkëne dhe skifteri që e shoqëron kudo. Dashuria dhe përkushtimi i Sonit ndaj këtyre shpezëve e kanë bërë atë një personazh unik dhe të rrallë ndër shqiptarët./Klankosova.tv
Për të kuptuar më shumë, ndiqni materialin në vazhdim:


