Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeSorensen: Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë obligimet e Marrëveshjes së...

Sorensen: Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë obligimet e Marrëveshjes së vitit 2023

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në një kohë kur, siç citohet, “Kosova është më pranë zgjedhjeve sesa formimit të institucioneve të reja”.

Sorensen ka theksuar se themelimi i Asociacionit për Kosovën përbën një obligim që nuk varet nga zhvillimet politike apo zgjedhore në vend.

“Kjo nuk është diçka e re. Bëhet fjalë për një obligim të kahershëm, të përfshirë edhe në Aneksin e Zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin të gjitha obligimet e tyre sipas Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Zbatimit. Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”, citohet se ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT