Pas javësh me temperatura ekstreme, moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme në jug të Shqipërisë. Në Sarandë, dielli ia ka lënë vendin reshjeve të dendura të shiut, të shoqëruara edhe me vetëtima.
Reshjet e shumta kanë bërë që uji të vërshojë në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Ndryshimi i motit vjen pas javësh gjatë të cilave Shqipëria është përballur me zjarre të përmasave të mëdha. Ndër zonat më të prekura janë Kruja, zona e Dajtit dhe Lura, ku disa vatra vijojnë të jenë aktive, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.
Ndërkohë, pritet që temperaturat të pësojnë një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës, ndërsa mot më i freskët parashikohet edhe për pjesën e mbetur të muajit gusht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


