Për herë të parë në Open Mic Karaoke Night, skena do t’u hapet dashamirëve të muzikës, dhe nga vendi i ngjarjes ka raportuar gazetarja Amantina Hasani.
Karaoke Night vjen në kuadër të festivalit ndërkombëtar më të madh shqiptar të operës, ‘Ramë Lahaj’, që po mbahet për të gjashtën herë, e që në muajin korrik Prishtinën po e mbush me muzikë dhe emocione, e kjo po përcillet patjetër si sponsor medial nga Klan Kosova.
Hasani tha se ky festival flet gjithmonë përmes artit, dhe se këtë herë është një program më i pasur se kurrë më parë, nga arti pamor e te muzika urbane, e nga nostalgjia e grupeve legjendare e deri te arti lirik.
Përndryshe, ky organizim i sontëm, i natës karaoke, po mbahet në Prishtinë, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.
Organizatorët i thanë Klanit që kësaj here, pa garë, po e provojnë veten të rinjtë, e ku mund të zbulohet ndonjë talent i ri.


