Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje janë marrë dy vendime.
Qeveria ka “miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës”.
“Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 € (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala””, u tha në njoftimin e Qeverisë.


