Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizSociedadi ia bën bajat Midtjyllandit, me 7 gola kalon tutje në Europa...

Sociedadi ia bën bajat Midtjyllandit, me 7 gola kalon tutje në Europa League

Real Sociedadi është kualifikuar në 1/8-ën e finales së Europa League, pasi e deklasoi Midtjyllandin me rezultat 5-2 në ndeshjen e kthimit, apo me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Serinë e golave e hapi Mendez në minutën e 5-të të takimit, kurse në të 18-ën Suçiq dyfishoi epërsinë për vendasit.

Mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 24-të me Buksan, i cili realizoi nga penalltia, ndërsa Osorio vuri baraspeshë në fushë në minutën e 38-të.

E, Suçiq shënoi krejt në fund të pjesës së parë golin e dytë personal, për t’ia dhënë epërsinë e dytë në ndeshje Sociedadit, njofton Klankosova.tv.

Sociedadi shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë, ku Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 73-të, ndërsa në të 90-ën Oskarsson shënoi për rezultatin përfundimtar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT