Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSmith: ZPS-ja vërtetoi krime lufte ndaj të paktën 303 personave

Smith: ZPS-ja vërtetoi krime lufte ndaj të paktën 303 personave

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka vërtetuar, përtej dyshimit të arsyeshëm, se janë kryer krime lufte të trajtimit mizor dhe torturës ndaj të paktën 303 personave.

Këtë e ka bërë të ditur gjykatësi Charles L. Smith III gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“ZPS-ja vërtetoi përtej dyshimit të arsyeshëm se ishin kryer krime lufte të trajtimit mizor dhe torturës ndaj së paku 303 personave”, ka thënë Smith.

Sipas trupit gjykues, sa u përket këtyre personave, akuza për krime lufte të trajtimit mizor, e paraparë në pikën 5 të aktakuzës, mbulohet plotësisht nga akuza për torturë, e paraparë në pikën 7.

Këto konstatime janë pjesë e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, proces i cili po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT