Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeS’ka përkthyes për Swiss German, caktohet një tjetër – shtyhet rigjykimi i...

S’ka përkthyes për Swiss German, caktohet një tjetër – shtyhet rigjykimi i Endrit Nikës

Seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës është ndërprerë dhe është shtyrë për një datë tjetër, pasi u ngrit çështja e përkthimit.

KGJK ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka përkthyes për Swiss German (Schweizerdeutsch), gjuhën e përdorur në pjesën gjermanofolëse të Zvicrës.

Për këtë arsye, është vendosur që të caktohet një përkthyes tjetër, në mënyrë që të sigurohet përkthimi gjatë procedurës gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 shtator, në ora 13:00.

Çështja e përkthimit u ngrit nga mbrojtja e Nikës, e cila kërkoi që seanca të mos vazhdojë pa u siguruar përkthimi nga Swiss German në shqip dhe anasjelltas.

Mbrojtja kishte deklaruar se, pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të vazhdohej me seancën.

Kërkesa ishte kundërshtuar nga prokurori i shtetit, i cili kishte theksuar se procedura deri më tani ishte zhvilluar në gjuhën shqipe dhe se i akuzuari më herët ishte pajtuar që procedura të zhvillohej në këtë gjuhë.

Ndërkohë, gjatë pauzës së seancës, avokati dhe Endrit Nika janë dëgjuar duke komunikuar në gjuhën shqipe.

Përveç seancës së 25 shtatorit, Gjykata ka caktuar edhe dy seanca të tjera për vazhdimin e rigjykimit. Seanca e radhës pas 25 shtatorit do të mbahet më 12 tetor, në ora 09:30, ndërsa tjetra është caktuar më 15 tetor, në ora 13:00.

Me vendimin për caktimin e një përkthyesi tjetër, rigjykimi i Endrit Nikës do të vazhdojë më 25 shtator, në ora 13:00, ndërsa seancat pasuese do të zhvillohen më 12 dhe 15 tetor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT