Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajme‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqipërinë mes 10...

‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqipërinë mes 10 performancave më të mira të Eurovision 2026

Associated Press ka vlerësuar performancën e Alis me këngën “Nân” si një nga 10 performancat më të mira të “Eurovision Song Contest 2026”, duke e vendosur mes emrave më të spikatur të finales së madhe të mbajtur mbrëmë në Vjenë.

Në artikullin e publikuar pas finales, prestigjiozja amerikane e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “kinematografike” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “Nân” në skenën e Eurovision-it.

Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi”, shkruan Associated Press, ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.

Kënga shqiptare u përfshi në listën e 10 performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.

Sipas AP, “Nân” spikati për kombinimin e elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026.

10 këngët më të mira të finales sipas AP-së:

• Rumania: Alexandra Căpitănescu – “Choke Me”

• Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre Sì”

• Qipro: Antigoni – “Jalla”

• Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”

• Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”

• Bullgaria: Dara – “Bangaranga”

• Serbia: Lavina – “Kraj Mene”

• Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”

• Shqipëria: Alis – “Nân”

• Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT