Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeShtohen vdekjet e dyshimta në Prizren – çka po ndodh? (VIDEO)

Shtohen vdekjet e dyshimta në Prizren – çka po ndodh? (VIDEO)

Në Prizren është vërejtur një rritje e rasteve të vdekjeve të dyshimta, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët.

Lidhur me këto zhvillime, më shumë detaje ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës, Nuhi Salihu.

Ai njoftoi edhe për një rast ku një 58 vjeçar u gjet pa shenja jete në rrugën “Repo Hekali”.

“Së fundmi më 27 prill, rreth orës 06:50 është gjetur një person pa shenja jete. Patrullat e policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar edhe nga mjekët se viktima me inicialet G.B, i moshës 58 vjeçar është pa shenja jete”, deklaroi Salihu.

Gazetari njoftoi se 58 vjeçari kishte punuar si roje fizike në një kompani të ndërtimit.

Salihu theksoi se sipas organeve të rendit, nuk është vërejtur ndonjë shenjë e dhunës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT