Thursday, June 25, 2026
spot_img
HomeLajmeShteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

Nga kuleta e shtetit janë paguar 91 mijë euro pensione pas vdekjes së përfituesve, gjatë vitit 2025.

Auditori ka gjetur se në total janë kryer 517 pagesa, në kundërshtim me ligjet e skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, raporton Klankosova.tv

Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Financave është zbuluar se pensionet janë lëshuar për këto skema:

Pagesat pas vdekjes ndodhin kryesisht si rezultat iu lajmërimit me vonesë apo edhe kur vdekjet e qytetarëve nuk janë regjistruar me kohë.

Si rrjedhojë, kjo shkakton pagesa të parregullta dhe dëmton buxhetin e ministrisë, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, me këtë çështje tash duhet të merret Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, që u formua gjatë riorganizimit të qeverisë, duke ndarë ish-Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në dy dikastere.  /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT