Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Ngjarja është raportuar më 24 mars rreth orës 13:15, kur njësitë relevante policore janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Stuart Piers Burgess, rreth 58-vjeçar, i cili kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë dhe banonte në Pejë.
Sipas dëshmitarit, mjekut Bunjamin Fazliu, viktima ishte i shtrirë që nga data 9 mars në repartin intensiv të QKUK-së, ndërsa më 24 mars ka ndërruar jetë.
Me udhëzim të Prokurores së Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet janë në zhvillim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


