Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës u është dhënë viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, vetëm 10 ditë para ndeshjes së tyre të parë në Los Angeles, në një periudhë tensionesh mes dy vendeve.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se vizat janë lëshuar në minutën e fundit, pasi më herët ekipi nuk i kishte marrë ende dokumentet e nevojshme për hyrje në SHBA.
“Ato u dhanë brenda natës,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, ambasadori i Iranit në Meksikë, Abolfazl Pasandideh, tha të enjten se skuadra ende nuk i kishte marrë vizat amerikane.
Sipas raportimeve, Teherani ka negociuar në minutën e fundit një zhvendosje të bazës së ekipit nga Arizona në Tijuana të Meksikës, për shkak të problemeve me vizat dhe shqetësimeve në rritje në Iran për minimizimin e pranisë së ekipit në SHBA.
Ekipi pritet të mbërrijë në Tijuana herët të dielën në mëngjes. Irani do të luajë ndeshjen e parë të Grupit G më 15 qershor kundër Zelandës së Re në Los Angeles, ku do të përballet edhe me Belgjikën dhe më pas me Egjiptin në Seattle.
“Lojtarëve të futbollit të Iranit që do të marrin pjesë në Kupën e Botës u është dhënë viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të premten, vetëm 10 ditë para ndeshjes së tyre të parë në Los Angeles mes një konflikti midis dy vendeve.”
“Ambasadori i Iranit në Meksikë, Abolfazl Pasandideh tha të enjten se skuadra ende nuk i kishte marrë vizat amerikane.”
“Ato u dhanë brenda natës,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Raportohet se lufta e Iranit ka shndërruar Kupën e Botës në një garë gjeopolitike, me të dyja palët që po e përdorin turneun për qëllime politike.
Është Kupa e Botës e parë që nga viti 1930 në të cilën një vend pritës pritet të presë një shtet me të cilin është në luftë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


