Monday, August 10, 2026
spot_img
HomeLajmeShtatë vdekje në trafik në pak ditë, Dedaj flet për shkaktarët kryesorë...

Shtatë vdekje në trafik në pak ditë, Dedaj flet për shkaktarët kryesorë të aksidenteve (VIDEO)

Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.

Lidhur me këtë bilanc tragjik, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, foli eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Dedajt, faktori kryesor i aksidenteve është vetë njeriu, e pastaj faktori rrugë, automjet, madje sipas tij, ndonjëherë edhe faktori befasues, të cilin ai e quan faktori incident.

“Tashmë jemi futur në sezonën ku fluksi i automjeteve është shtuar, diku rreth 50 mijë automjete kanë ardh, si dhe janë shtuar ahengjet, dasmat dhe elemente tjera festive, ku numri i automjeteve në qarkullim është dyfishuar ose trefishuar, prandaj edhe pritet numër më i madh i aksidenteve”, tha ai në Klan Kosova.

Megjithatë, sipas ekspertit të komunikacionit, element tjetër që shkakton aksidente komunikacioni është edhe ndryshimi i kushteve atmosferike.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT