Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëri: Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari

Shqipëri: Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku një 69-vjeçar ka humbur jetën, pasi shkoi për të prerë dru në mal.

Policia njofton se ai ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën, shkruan A2CNN.

“Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT