Wednesday, July 15, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëri: 80-vjeçarja goditet nga automjeti – vdes në vend

Shqipëri: 80-vjeçarja goditet nga automjeti – vdes në vend

Një 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet në aksin rrugor Vranisht-Vlorë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës, ndërsa automjeti drejtohej nga një 59-vjeçar.

E moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT