Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeShqetësuese: Nxënësi i mitur rrihet nga mësuesja në Prizren, prindi e denoncon...

Shqetësuese: Nxënësi i mitur rrihet nga mësuesja në Prizren, prindi e denoncon në Polici

Një rast shqetësues është raportuar në një shkollë fillore në Prizren, ku një nxënës i mitur dyshohet se është goditur nga mësuesja e tij.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 24 mars në SHFMU “Gani Saramati”, ndërsa rasti është paraqitur në Polici një ditë më vonë nga prindi i viktimës.

Sipas ankuesit, M.D., mësuesja kujdestare e klasës, Zihnie Gurmani rreth 50 vjeç, dyshohet se e ka goditur nxënësin E.D. rreth 14 vjeç tri herë në fytyrë.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon raport për lëndimet e marra.

E dyshuara është intervistuar nga Policia, ndërsa me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe është proceduar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e nxënësve në ambientet shkollore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT