Tom Aspinall ka hequr dorë nga titulli i kampionit të peshave të rënda në UFC, pas problemeve të vazhdueshme me syrin, të shkaktuara nga dëmtimi në përballjen me Ciryl Gane në UFC 321.
UFC ka bërë të ditur se Aspinall ka vendosur të mos e mbajë më peng kategorinë e peshave të rënda, ndërsa vazhdon rikuperimin.
Pas largimit të tij, Ciryl Gane është shpallur kampion absolut i kësaj kategorie. Francezi e kishte fituar më herët titullin interim.
Gane tashmë ka të caktuar edhe mbrojtjen e parë të titullit. Ai do të përballet me amerikanin e pamposhtur Josh Hokit në duelin kryesor të UFC 334.
Përballja do të zhvillohet më 14 nëntor në Madison Square Garden në New York.
Hokit hyn në këtë duel me një rekord prej 10 fitoreve dhe asnjë humbjeje.
Me largimin e Aspinall, kategoria e peshave të rënda në UFC nis një kapitull të ri, me Gane si kampion dhe Hokit që kërkon të fitojë titullin më të rëndësishëm të karrierës së tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


