Qeveria brenda tre muajve të parë të 2026-ës, harxhoi 792 milionë euro – gati 100 milionë më shumë se vitin e kaluar.
31% shkuan për skema sociale, gjë që po konsiderohet të jetë bërë me shkas për përfitime elektorale në kurriz të buxhetit të shtetit, raporton Klan Kosova.
Ekspertë të financave janë të mendimit se përfitimi në këtë formë është i përkohshëm dhe vdekjeprurës për ekonominë.
Sipas tyre, milionat që qeveria i shpenzoi më shumë kësaj here do të mund të shtonin investime për të rritur të hyrat në formë permanente.
Pjesa tjetër e shpenzimeve përbëjnë kompensimin e punëtorëve rreth 38%, konsum të ndërmjetëm apo shërbime të institucioneve publike rreth 12% dhe të tjera harxhime.
Detajet i gjeni në vijim:


