Saturday, July 4, 2026
spot_img
HomeLajmeShoqata e Kërkim Shpëtimit aktivizon dronët për gjetjen e 78-vjeçarit nga Prishtina

Shoqata e Kërkim Shpëtimit aktivizon dronët për gjetjen e 78-vjeçarit nga Prishtina

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon me kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar me banim në Bregun e Diellit, i cili është zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ndërsa në një njoftim, Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, ka bërë të ditur se kërkimi vazhdon, ndërsa janë duke përdorur edhe dronët, transmeton Klankosova.tv.

Raqi vuan nga demenca dhe është zhdukur në orën 08:00 të së enjtes.

Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.

Ata poashtu kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT