Monday, September 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti 4 u votua, këta janë deputetët që pritet t’i zënë ulëset...

Kurti 4 u votua, këta janë deputetët që pritet t’i zënë ulëset e ministrave

Pas votimit të Qeverisë së re, pritet të hapet edhe procesi për zëvendësimin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që tashmë do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori 62 vota pro, ndërsa tetë deputetë votuan kundër. Me kalimin në detyrat ministrore, deputetët e zgjedhur në ekzekutiv duhet të lirojnë mandatet e tyre në Kuvend, duke krijuar kështu ulëse të reja vakante.

Mandatet e mbetura pritet t’u kalojnë kandidatëve të radhës nga lista zgjedhore e LVV-së. Sipas renditjes së publikuar, këta janë emrat që pritet të bëhen deputetë:

  • Naim Bardiqi
  • Fitim Haziri
  • Ilir Qeriqi
  • Egzon Azemi
  • Mimoza Shala
  • Arsim Ademi
  • Luan Aliu
  • Fatos Geci
  • Adelina Trshana
  • Ejup Ahmeti
  • Filiz Mustafa
  • Arijeta Rexhepi
  • Agon Batusha
  • Fahrush Rexhepi
  • Elvira Ibrahimi Hoti

Ndërkohë, formimi i kabinetit të njohur si “Kurti 4” nuk ka sjellë shumë ndryshime në përbërjen e ministrive, pasi një pjesë e madhe e ministrave kanë vazhduar në postet që mbanin edhe në qeverinë paraprake.

Albin Kurti vazhdon në pozitën e kryeministrit, ndërsa Glauk Konjufca mbetet zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Donika Gërvalla vazhdon si zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Fikrim Damka mban pozitën e zëvendëskryeministrit të tretë.

Në detyrat e tyre vazhdojnë edhe Hekuran Murati në Ministrinë e Financave, Andin Hoti në ministrinë përgjegjëse për Punën, Familjen dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Ejup Maqedonci në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Xhelal Sveçla në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pjesë e kabinetit të ri qeveritar janë edhe Lulëzon Jagxhiu, Arben Vitia, Hajrulla Çeku, Saranda Bogujevci, Elbert Krasniqi, Blerim Gashani, Fitore Pacolli, Armend Muja, Dimal Basha, Mimoza Kusari, Artane Rizvanolli, Nenad Rashiq dhe Rasim Demiri.

Me Qeverinë e re tashmë të formuar, një tjetër proces i rëndësishëm politik pritet të jetë në qendër të vëmendjes: zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT