Shumë qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin pa kushte të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur bindjen se lufta e tyre ka qenë e drejtë dhe në funksion të çlirimit.
Të pranishmëve me një fjalim iu drejtua edhe Xhezahir Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


