Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeShkrumbohet “Benz”-i në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi

Shkrumbohet “Benz”-i në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi

Një makinë përfshihet nga flakët në aksin Korçë–Ersekë, shpëton pa lëndime drejtuesi

Një automjet është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Korçë–Ersekë, duke u djegur pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qafës së Qarrit, ku një veturë tip “Benz” ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet, ndërsa drejtuesi i tij ka arritur të dalë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT